Kovaçevski tha se sot nuk është takuar me Taravarin: Nuk kam caktuar takim këtë javë

TË FUNDIT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp tha se sot nuk është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përcjell TV21. Kovaçevski tha se nuk ka caktuar takim për këtë javë.

“Sot nuk kam pasur takim me z.Taravarin, sot kemi seancë të qeverisë për konceptin e reformave tatimore që ua prezantuam, përndryshe me z.Taravarin për këtë javë nuk kemi caktuar takim”, tha mes tjerash Kovaçevski.