Kovaçevski: Propozimi është marrë pas intervenimit tonë në Bruksel

TË FUNDIT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një konferencë për media theksoi se propozimi francez ka mbërritur edhe zyrtarisht në Qeverinë e Maqedonisë, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas tij, ky propozim është arritur pas ndërhyrjes në Bruksel dhe reagimit ndaj draft dokumenteve.

“Pikëpamjet zyrtare do të shpallen pasi propozimi të kalojë filtrat e të gjitha institucioneve përkatëse. “Do të pasojë një proces i gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar dhe më pas me presidentin, parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend,” tha Kovaçevski.