Kovaçevski: Me 49,7 milionë euro nga TAV realizojmë projekte infrastrukturore për nevojat e qytetarëve

TË FUNDIT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi e kanë vizituar Komunën e Sarajit, me rastin e rindërtimit të rrugës Bukoviq-Raoviq, një nga 94-të projektet infrastrukturore nga programi TAV në vlerë prej 49,7 milionë euro. Rruga Bukoviq-Raoviq është në fazën përfundimtare të realizimit, është e gjatë gjashtë kilometra dhe i ndërlidh dy fshatrat. Vlera e investimeve është 748 mijë euro.

“Kryeministri Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i parë Grubi, së bashku me udhëheqësinë e kompanisë “TAV Maqedoni”, me pushtetin lokal, punëkryerësit, si dhe me qytetarët e komunës e theksuan rëndësinë e projekteve infrastrukturore, të cilët e lehtësojnë jetën e përditshme në vendbanimet”, informon pres-shërbimi qeveritar.

“Projektet infrastrukturore për komunat janë me rëndësi të madhe, për këtë Qeveria në bashkëpunim me TAV-in realizon projekte infrastrukturore në mbarë vendin, në të gjitha rajonet malore. Vlera e përgjithshme për të gjitha 94 projektet infrastrukturore arrin 49,7 milionë euro. Një pjesë e madhe projekteve të përfunduara, një pjesë janë në fazën përfundimtare dhe duhet të realizohen këtë vit, ndërsa afati përfundimtar për përfundim të të gjitha projekteve është viti 2023”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Ai plotësoi se janë projekte reale për nevojat e çdoditshme, reale për qytetarë. Ndërlidhen, theksoi, vendbanimet, që secili të ketë furnizim me ujë të vazhdueshëm dhe cilësor, rregullohet shtretërit e lumenjve, rrjetet e kanalizimit, ndërtesat shkollore, qendrat rinore, shtëpitë për të moshuar, qendrat kulturore, rregullohen mjediset urbane komunale që qytetarët të kenë jetë më cilësore në vendet ku jetojnë.

Grubi theksoi se është me rëndësi që mjetet për ndërtimin e aeroportit kargo në Shtip janë ridedikuar për nevoja reale të qytetarëve për ndërtimin e projekteve infrastrukturore.

“Për këtë jam krenar që jam pjesë e kësaj Qeveria e cila mbështet projekte me përfitime për qytetarët. Kryetarët kanë dorëzuar projekte në Qeveri për të mirën e qytetarëve. Konkretisht janë miratuar të gjitha projektet nga Komuna e Sarajit, ky është projekti i dytë se si realizohet në kuadër të programit TAV, dërgoj urime deri te kryetari dhe punëkryerësit për realizimin e suksesshëm dhe të parakohshëm të projektit. I inkurajoj edhe në të ardhmen të parashtrojnë projekte për përmirësimin e kushteve të qytetarëve”, deklaroi Grubi.

Metin Batak, drejtori i përgjithshëm i kompanisë “TAV Maqedoni” theksoi se vlera e këtij projekti është 748 mijë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e investimit të TAV për 94 projektet është 49,7 milionë euro.

“Na vjen mirë që këto fonde përdoren për të përmirësuar dhe avancuar infrastrukturën lokale. Për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, shkollave dhe objekteve të tjera. Me këtë ne si TAV së bashku me Qeverinë dhe komunat krijojmë vlera sociale, në të mirë të qytetarëve. Në menaxhimin e aeroporteve të Maqedonisë, me mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë dhe palëve të interesuara, kemi krijuar një histori suksesi. Në vitin 2019, pra 10 vjet nga marrja e aeroporteve të Maqedonisë nga ana jonë, qarkullimi i udhëtarëve është rritur për katër herë. Por më pas në vitin 2020 ndodhi pandemia dhe shkaktoi krizën më të rëndë në historinë e industrisë së aviacionit, kur patëm rënie prej mbi 70 përqindëve të numrit të udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë. Përkundër krizës, jemi krenarë që vitin e kaluar kemi nënshkruar marrëveshje me Qeverinë dhe komunat dhe po i përmbushim premtimet tona për këto 94 projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Maqedonisë”, tha Batak.

Kryetari Blerim Bexheti e falënderoi Qeverinë për pranimin e këtij projekti, i cili siç tha, është shumë i rëndësishëm për komunën.

“Kjo rrugë ishte mjaft e rrënuar dhe ishte vërtet e nevojshme që të realizohej ky projekt. Pushteti vendor në komunikim me qytetarët përcakton rëndësinë e projekteve dhe për këtë kemi aplikuar me këtë projekt. Kjo rrugë përveç që është e rëndësishme për qytetarët, për jetën e tyre të përditshme, mund të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit rural, sepse ura ku përfundon rruga, ka një lokacion shumë të rëndësishëm dhe tërheqës për t’u vizituar”, tha kryetari Bexheti dhe nënvizoi se ky projekt është ndër më të rëndësishmit për qytetarët, i cili pa mbështetjen e Qeverisë nuk do të realizohej.