Kovaçevski: Askush nuk mund t’i asimilojë maqedonasit! Kështu ka qenë, kështu do të jetë

TË FUNDIT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se askush nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë që ta asimilojë popullin maqedonas. Kovaçevski tha se propozimi i ri francez për zgjidhjen e kontestit me Sofjen ruan identitetin maqedonas dhe se identiteti nuk do preket.

“Popullin maqedonas, askush nuk ka arritur deri sot ta asimilojë, as nuk e ka asimiluar, as nuk do të ndodhë ndonjëherë që dikush ta asimilojë. Ne jemi krenar me historinë tonë, jemi krenarë me gjuhën tonë, me identitetin tonë me të gjitha aspektet. Kështu ka qenë, kështu është dhe kështu do të jetë”, deklaroi Kovaçevski.