Konvikti në UT, Shaqiri: S’mund të jap datë të saktë për përfundimin e punimeve!

TË FUNDIT

I pyetur nga TV21 se kur do të përfundojnë punimet për konviktin e Universitetit të Tetovës, ministri i Arsimit she Shkencës, Jeton Shaqiri tha se nuk mund të jep datë të saktë. Shaqiri tha dëshira e tij është që në fillim të vitit të ardhshëm akademik studentët të mund të shfrytëzojnë konviktin.

“Datë të saktë nuk mund të jap, por dëshira ime e madhe ashtu si e gjithë të pranishmëve dhe studentëve tjerë është që në fillimin e vitit të ri akademik të kemi studentë të cilët do të vendosen në konvikte.-Është dëshirë, apo atëherë do të fillojë? Që të realizohet dëshira duhet të parashihen mjetet, të shihen të gjitha mundësitë financiare. Unë do t’i qëndroj kësaj problematike me të gjithë kapacitetin tim”, tha mes tjerash ministri Shaqiri.