Konfirmon Policia e Kosovës: Kërcënimi për mjet shpërthyes në Kuvend u bë nëpërmjet SMS-it

TË FUNDIT

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot u evakuuan nga Policia gjatë përpjekjes së 42-të për konstituimin e Kuvendit, përcjell TV21. Nga Policia e Kosovës për RTV21 thonë se ka pasur kërcënim për bombë përmes një mesazhi SMS.

Lajmin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paraditës, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuar personat nga objektet. Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”, tha Kelani. /21Media