Komuna Qendër do të prodhojë rrymë me fotovoltaikë/ Ideja është nga Kroacia, kurse projekti do të realizohet deri në 2023-tën

TË FUNDIT

Komuna Qendër është komuna e pare në Maqedoni e cila do të themelojë ndërmarrje publike për prodhim dhe shitje të energjisë elektrike. Kryetari i kësaj komune, në intervistë për TV21, tha se shembullin e kanë marrë nga Kroacia ku shumë komuna tashmë kanë filluar ta zbatojnë këtë model për t’i ulur faturat për rrymë.
https://www.youtube.com/watch?v=zXZjTLoLEsk
“Për shkak të faturave të larta për energji elektrike, filluam të kërkojmë mënyrë se si t’i ulim. Konstatuam se një prej zgjidhjeve është pikërisht kjo, të vendosim sa më shumë instalime fotovoltaike në objektet që janë nën ombrellën e komunës, duke përfshirë pjesë të parkingjeve të ndërtesës së Parkingje Qendër. U formua komision i ekspertëve të cilët për momentin i përpilojnë elaboratet për mjetet e nevojshme për t’i realizuar të gjitha projektet për shkollat, për sipërfaqen e hapësirave, sa instalime fotovoltaikë mund të vendosen, për sa vjet mund ta kthejmë investimin, sa energji elektrike do të prodhohet, nëse kjo do të jetë vetëm për nevojat e objekteve që i kemi dhe ku mund të vendosen instalimet fotovoltaikë, ndërsa në të ardhmen të njëjtët të mund të shiten.”- deklaroi Goran Gerasimovski, kryetar i komunës së Qendrës.

error: Content is protected !!