Komuna e Sarajit nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi me komunën Rochester Hills nga SHBA

TË FUNDIT

Kreu i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka njoftuar se si komunë kanë nënshkruar marrëveshja për partneritet me komunën e Rochester Hills në SHBA, përcjell TV21. Bexheti thotë se do të ketë takime të rregullta për të monitoruar zbatimin e programeve dhe projekteve të përbashkëta.

“Marrëveshja për Partneritet që nënshkruajtëm bashkë me Kryetarin e Komunës Rochester Hills, z. Bryan Barnett parashikon një paketë gjithëpërfshirëse dhe efektive të mbështetjes për të dyja palët si pjesë e vetëqeverisjes lokale, e cila fokusohet në mbështetjen e zhvillimit të lidershipit të fortë dhe efektiv politik dhe ekzekutiv, inkurajimin e efikasitetit, produktivitetit dhe inovacionit, mbështetjen e ndërsjellë të kryetarëve të komunave dhe ndarjen e përvojave të mira. Partneriteti midis qytetit të Rochester Hills dhe Komunës së Sarait do të bëhet përmes shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, takimeve të rregullta dhe zbatimit të programeve dhe projekteve të përbashkëta”, shkruan Bexheti.