Këshilli i ambasadorëve: Ngjarjet historike nuk duhet dhe nuk mund të riformësohen

TË FUNDIT

Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin...

Kosovë, Avdullah Hoti kërkon debat publik me kundërshtarët

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili edhe është i nominuar për kryeministër nga LDK në zjgedhjet e 14...

Hoti: Vjosa Osmani dje ka mbyllur të ardhmen e saj politike

Kandidati për kryeminister nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti në emsionin “Argument Plus” në RTV21 komentoi edhe vendimn e...

Britania mbyll të gjitha korridoret e udhëtimit

Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për të “mbrojtur...

I dashuri turk i Genta Ismajlit bën tatuazh në trup shqiponjën

Një ndër çiftet më të komentuara është Genta Ismajli dhe Huseyin Usta. Që prej momentin që ata e bënë publike...

Këshilli i ambasadorëve me rastin e  ngjarjeve më të reja në marrëdhëniet maqedono-bullgare vlerëson se  çdo intervenim në të kaluarën  mund të jetë  i gabuar dhe i humbur  të interpretohet  me pasoja të paparashikueshme.

Në kumtesën e dërguar deri te opinioni, Këshilli i ambasadorëve thekson se shkenca historike e ka dhënë fjalën e saj për gjendjet në vend prej viteve 1941-1944 dhe se politika duhet të merret  vetëm me të tashmen dhe të ardhmen.

“Këshilli i ambasadorëve pret vëmendje ende më të madhe në komunikimin publik të bartësve të funksioneve  politike dhe shtetërore më të larta dhe më përgjegjëse në të dy vendet dhe njohje të lartë dhe përgjegjësi  në ngjarjet publike për proceset historike dhe dokumentet e arkivit, në çka shohim perspektiva për bashkëpunim  në suaza të familjes së madhe  të zhvilluar dhe demokratike të anëtareve të BE-së. Në këtë kontekst edhe njëherë theksojmë se ngjarjet historike nuk duhet dhe nuk mund të  riformësohen, ndërsa e ardhmja  në cilindo vend, për të cilin qytetarët e saj  janë përcaktuar në mënyrë plebiscitare, nuk guxon të pengohet”, citohet në kumtesë.

Këshilli i ambasadorëve vlerëson se marrëdhëniet ndërmjes dy shteteve gjenden në një fazë delikate dhe se  pasojat ndërkombëtare të brendshme politike, rajonale dhe më gjërë me vazhdimësi eventuale  në marrëdhënie të tensionuara, për Shkupin dhe Sofjen, mund të jenë shumë serioze.

Këshilli i ambasadorëve konsideron se  garancion për një rajon stabil dhe më të sigurt do të paraqesë mbështetja thelbësore e vendit nga ana e  të gjitha vendeve anëtare të BE-së, e cila do të rezultojë  me mbajtje të seancës ndërqeveritare deri në fund të vitit. 

  • Tags
  • 2

TË NGJAJSHME