Departamenti për Punë të Brendshme në Kratovë ka parashtruar kallëzim penal kundër I.S.(43) nga fshati Turrallevë e Kratovës për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “cenim i sigurisë”.
Në datë 23.01.2013 në Ndihmën e shpejtë në Kratovë, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka dërguar kërcënime deri te mjeku kujdestar dhe infermierja, kurse është përpjekur edhe ta sulmojë fizikisht infermieren, njoftojnë nga MPB-ja, përcjell TV21.