Keqpërdori fotografitë eksplicite të një gruaje nga Gostivari, policia me kallëzim penal ndaj kërçovarit

TË FUNDIT

MPB ka parashtruar kallëzim penale ndaj një 36-vjeçari nga Kërçova pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat personale të një gruaje nga Gostivari.

“Zyra e jashtme për punë penale Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër E.E.(36) nga fshati Mamudovcë i Kërçovës për shkak të dyshimit për vepër penale “keqpërdorim i të dhënave personale”. Më 29.05.2022, i akuzuari ka keqpërdorur fotografitë personale të një gruaje nga Gostivari dhe ka krijuar një profil të rremë në rrjetin social Facebook dhe më pas ka ngarkuar të dhënat personale, fotografinë e saj dhe dy fotografi me përmbajtje eksplicite”, thonë nga MPB.