Gjatë ditës së sotme, deri në orën 13:00, në territorin e shtetit janë evidentuar gjithsej tetë zjarre në hapësira të hapura – katër prej tyre janë ende aktive, ndërsa katër janë shuar.
Zjarret aktive prekin kryesisht pyje dhe bimësi të ulët në Prilep, Makedonski Brod, Çashkë dhe Veles, ndërsa shumica e zjarreve të shuara kanë qenë në Vrapçisht, Likovë, Karbinc dhe Haraçinë.
Shërbimet kompetente ndodhen në terren dhe apelojnë për kujdes të shtuar dhe raportim të menjëhershëm të çdo vatër të re zjarri.