Drejtoresha e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Biljana Jovanovska u bën thirrje pensionistëve që të jenë të qetë, pasi që Fondi Pensional është në gjendje stabile. Jovanovska në një deklaratë për REL, theksoi se pensionet do të vazhdojnë të paguhen në kohë, transmeton TV21.
“Pensionistët mund të jenë tërësisht të qetë, Fondi pensional është në gjendje stabile, pensionet si edhe deri tani do të vazhdojnë me pagesë të rregullt dhe me kohë. Gjatë krizës me Kovid-19, Qeveria ka marrë vendim që pensionet t’i paguajmë madje edhe para kohe, ja edhe tani në fund të muajit do të paguhen pensionet e korrikut. Në pjesën e të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara, gjithçka po zhvillohet ashtu siç është paraparë, siç është planifikuar”, tha mes tjerash Biljana Jovanovska – Drejtoresh e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor.
