Jese nuk largohet nga Reali

Sulmuesi i Real Madridit, Jese Rodriguez ka insistuar se kurrë nuk ka konsideruar mundësinë e largimit nga Santiago Bernabeu, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Me vetëm tri paraqitje si titullar në La Ligë gjatë edicionit të kaluar, Jese spekulohej me largim nga klubi.
Por, futbollisti i dalë nga akademia e klubit ka insistuar se dëshiron të mbetet me “Los Blancos”.
“Kurrë nuk kam dashur të largohem”, deklaroi Jese për mediat spanjolle.
“Jam mirënjohës ndaj trajnerit që llogarit në mua. Ai ka shfaqur besim ndaj meje dhe do të mundohem të shfrytëzoj çdo mundësi që më ofrohet”, u shpreh ai.