Ivanovska: Në një ndërmarrje publike kemi konstatuar se ka pasur më shumë anëtarë Bordi Drejtues sesa të punësuar

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, sonte në “Click Plus” në TV21 ka dhënë një shembull se si komisioni ka gjetur në një ndërmarrje publike më shumë anëtarë të Bordit Drejtues sesa të punësuar. Por, nuk tregoi se për cilën kompani bëhet fjalë.

“Kemi pasur shembull për të vënë në dukje një zyrtar në një Ndërmarrje Publike dhe më pas kemi vërtetuar të gjitha abuzimet e eprorit të tij. Ne zbuluam se kompania kishte më shumë anëtarë të Bordit Drejtues sesa punonjës. Nuk është e saktë të thuhet se për cilën kompani bëhet fjalë, sepse është subjekt nën hetim. Drejtori mund ta merrte me mend se kush ishte ai njeri, ne e mbrojtëm dhe e pushuam nga pozicioni i tij. Mirëpo rasti u zgjerua dhe u konstatua se drejtori ka bërë keqpërdorime të tjera dhe ne kemi bërë kallëzim penal.”, tha Ivanovska.

error: Content is protected !!