Ivanovska e mllefosur në “Click Plus” zbulon një skandal në Qendër: Turp! Një person i njohur merr vendim për rrënimin e objektit të tij, ndërsa ai vazhdon ta ndërtojë më tutje!

TË FUNDIT

Sonte në “Click Plus” në TV21, e ftuar është kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Ivanovska e mllefosur nga studio e TV21 zbuloi një skandal të paparë në komunën Qendër. Ajo tha se një njeri i famshëm mori vendim për të prishur ndërtesën, por ai vazhdoi të ndërtojë edhe më tutje këtë objekt.

Jovanovski: A dimë kush, si, sa ka ndërtuar infrastrukturë për të ndaluar ndotjen.
Ivanovksa: Nuk e dimë. Ose iu mungojnë personat e kualifikuar, ose kanë njerëz që janë të ndikuar.
Jovanovski: Ose janë të korruptuar.
Ivanovska: Prit le të shohim pse kemi ajër të ndotur, sa ndikon ndërtimtaria në ndotjen e ajrit. Sa rezltate inspektoriale ka për ndërtimet pa lejë? Ka plotë, por ata vazhdojnë më tutje, shkruajnë se ky objekt duhet të rrënohet……ja kemi shembullin e qendrës në rrugën e Vodnos, e cila ka një investitor të njohur. Vjen inspektori shkruan vendimin për rrënim, objekti nuk rrënohet, por vazhdon të ndërtohet. Përveç kësaj, vetë mjeshtrit iu lëshojnë muzikë provokuese banorëve përreth- se ja nuk na bëni dot asgjë. Ky është turp!”, tha Ivanovska e mllefosur.

error: Content is protected !!