ITShKSh: Bredhi i nënës tereze është trashëgimi, qyteti i Shkupit duhet ta sanojë e jo të bëjë sehir!

TË FUNDIT

Ka dy ditë që Qyteti i Shkupit nuk po mund të japë përgjigje se si është e mundur që të trajtohet me kaq pakujdesi një pemë e karakterit historik, siç ishte bredhi i mbjellë nga vet Nëna Terezë, në vitin 1980, thonë nga ITSHKSH.

ITSHKSH, doli menjëherë në terren dhe përmes Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Tereza reagoi posa ndodhi shkulja e këtij bredhi, me ç’rast u kërkua që institucionet përkatëse të tregojnë kujdes maksimal në trajtimine kësaj peme, për arsye se ajo nuk ishte e zakonshme. Që punët të kanalizohen dhe të marrin orientimin e duhur institucional, menjëherë u kërkua edhe takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, por ajo u mjaftua vetëm me një komunkim të tërthortë përmes disa punonjësve të kësaj komune.
Ç’është më keq, si pasojë e mos mbajtjes së këtij takimi, erdhi deri te ajo që askush nuk e kishte pritur, që bredhi i mbjellë nga vet Nëna Tereze të përfundojë si një objekt pa vlerë, pasi qi ishte coptuar në disa vende nga ana e punonnjësve të NP “Parqet dhe Gjelbërimet”. Për të qenë
absurdi edhe më i madh, drejtori i kësaj NP jep një arsyetim qesharak dhe jo bindës, se gjoja ka qenë e pamundur të rikthehet në vendin e mëparshëm ky bredh, ndonëse e vërteta është krejt tjetër pasi që ka mundur të sanohet gjendja dhe të mos vijë deri te dëmtimi i kësaj peme
historike. Rimbjellja e këtij bredhi ka mundur të bëhet pa kurrfarë problemi, pasi që kanë ekzistuar të gjitha parakushtet për një gjë të tillë, vetëm ka mjaftuar që të futet pak më thellëseç ka qenë më parë.

ITSHKSH konsideron se trashëgimia e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës është e gjerë dhe ajo duhet ruajtur si sytë e ballit, përfshi edhe këtë bredh, por edhe pllakën e cila u dëmtua ditë më parë dhe autoritetet e Qytetit të Shkupit ende nuk kanë dhënë një pistë të duhur mbi epilogun
e hetimeve sa i përket autorëve keqbërës të kësaj vepre të shëmtuar.
Është për të ardhur keq se si një Ndërmarrje Publike siç është “Parqet dhe Gjelbërimet” të tregohet kaq e pamëshirshme ndaj drunjve që janë simbol i Shkupit dhe si është e mundur që udhëheqësit e kësaj ndërmarrje aq shpejt kanë vendosur për fatin e këtij bredhi, pa kurrfarë konsultimi paraprak me ekspertë të ndryshëm. Veprime të tilla në shtetet e Perendimit as që mund të merren me mend, pasi që atje edhe drunjt karakteristik ndodhen në një indeks të posaçëm përkujdesjeje, të cilët kanë trajtimin e monumenteve historike dhe kulturore.
Si është e mundur që NP “Parqet dhe Gjelbërimet” ta injoroj me kaq nonshalancë apelin e ITSHKSH për nevojën që ndaj këtij bredhi të shkulur nga era të tregohet kujdes maksimal, sepse ai paraqet simbolikën e një tarshëgimie të çmuar jo vetëm të Shkupit, por të mbarë planetit, siç
është Nënë Tereza.

ITSHKSH me indinjatë pranoi arsyetimin amatorsek e drejtorit të NP “Parqet dhe Gjelbërimet” mbi ecurinë e punëve rreth (mos)sanimit të gjendjes sa i përket këtij bredhi karakteristik. Për ITSHKSH është e paparnueshme që një NP të vendos mbi rëndësinë dhe vlerat e një tashëgimie në territorin e qytetit të Shkupit, përfshi edhe bredhin e Nënës Tetrez, për arsye se janë institucionet tjera kompetente që i përcaktojnë këto punë.

Prandaj ITSHKSH kërkon me këmbëngulje nga kyetarja Arsovska që të mbahet një takim i përbashkët ku do të vendoset se cilat hapa do të ndërmerren në të ardhmen, me theks të posaçëm se si do të vendoset rreth rikueprimit të gjendjes që ndërlidhet me këtë simbol nga
trashëgimia e Nënës Terezë. Kjo edhe për faktin se tash më janë njoftuar dhe alarmuar të gjitha ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat e konsiderojnë shqetësuese këtë sjellje kaq brutale të punonjësve komunalë ndaj bredhit të Nënë Terezës.

ITSHKSH është në pritje të ofertës së e kryetares së Qytetit të Shkupit për një takim të përbashkët-konsultativ. Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë ITSHKSH do t’i përdorë të gjitha format e presionit publik që trashëgimia historike e kulturore e Gonxhe- Bojaxhiut-Nënës Tereze
trajtohet konform metodave të njohura shkencore për mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve nga trashëgimia historike e shpirtërore.