Komandant i zjarrfikësve në Tetovë , Avni Ameti tha se trupi i pajetë në Banjata e Tetovës është gjetur afërsisht 100 metra larg veturës së të miturit, përcjell TV21. Ahmeti tha se kërkimet për djaloshin e mitur kanë nisur që nga dita e djeshme, pasi familjarët e kishin raportuar si të zhdukur.
“Veturën e kemi gjetur në afërsi të Banjës së Tetovës, pas asaj kemi filluar kërkimet rreth lumit Shkumbin, në mëngjes policia e Tetovës bashkë me zjarrfikësit kanë bërë gjetjen e trupit, dmth pjesa ku ishte trupi i pajetë ishte një pjesë e vështirë, u desh të intervenohet me më shumë zjarrfikës”, tha mes tjerash Ahmeti.