Ishte pa patentë shoferi! 44-vjeçari nga Dëbërca e Tetovës godet me veturë bashkëfshatarët e tij

TË FUNDIT

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Debërc të Tetovës një 44-vjeçar ka goditur me veturë tre bashkëfshatarë të tij. I njëjti po drejtonte veturën pa patentë shoferi.

“Mbrëmjen e djeshme (25-janar) rreth orës 21:30, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Dëbërc të Tetovës, vetura “Opel Vektra” që drejtohej e paregjistruar dhe pa patentës shoferi H.J. 44-vjeç nga ky fshat ka aksidentuar bashkëfshatarët e tij këmbësorë B.K. (34), V.L. (35)
dhe F.L. (42). Në këtë aksident V.L. dhe F.L. Kanë pësuar lëndime të rënda, kurse B.K. Ka kaluar me lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku janë transferuar për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e SPB- Tetovë.