“Ishte biseda më e mirë që kam pasur ndonjëherë”, Zelensky tregon se për çfarë folën me Trump

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka zbardhur detaje nga biseda telefonike që pati një ditë më parë me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Zelensky është shprehur se biseda e tij e fundit me presidentin amerikan Donald Trump këtë javë ishte më e mira dhe më produktive që ka pasur ndonjëherë.

“Sa i përket bisedës me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, e zhvilluar dje, ajo ishte ndoshta më e mira që kemi pasur gjatë gjithë kësaj kohe, më produktive,” tha Zelensky gjatë mesazhit të tij të mbrëmjes.

Ai tha se diskutuan për çështje të mbrojtjes ajrore, ndërsa shprehur mirënjohje për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar.

“Sistemi Patriot në veçanti është çelësi për mbrojtjen nga kërcënimet balistike,” shtoi ai.