Isaku: Me Thaçin zv/kryeministër, 30% e buxhetit do të alokohet për shqiptarët

TË FUNDIT

Dy shtyllat kryesore me të cilat në këto zgjedhje Partia Demokratike Shqiptare e kërkon votën, janë demokracia konsensuale dhe eliminimi i diskriminimit ekonomik, tregoi në emisionin Debat Zgjedhor në TV21 kandidatja e kësaj partie në zonën zgjedhore 6, Fatmire Isaku.

Duke folur për shtyllën e dytë, ajo tha se duhet të parandalohet diskriminimi ekonomik që u bëhet shqiptarëve.

“Ne konstatojmë se zhvillimi ekonomik është i pabalancuar mes shqiptarëve, maqedonasve dhe komuniteteve të tjera në Maqedoninë e Veriut. Këtë ne e ofrojmë që figurativisht të prezantohet nga zëvendëskryeminitri, që ne e kemi kandidatin tonë, kryetarin e partisë  z.Menduh Thaçi dhe me këtë ne mendojmë të bëjmë përfaqësimmin e drejtë të shqiptarëve në sistem dhe vendimmarrje me parimin e konsensusit të plotë” tha Isaku në TV21.

Krejt kjo ka për qëllim që të parandalohet diskriminimi ekonomik ndaj shqiptarëve, theksoi ajo, duke shtuar se me zëvendëskryeministër shqiptar 30% e buxhetit do të alokohet për shqiptarët.

Veç kësaj, tha kandidatja Isaku, PDSH ka paraparë të bëjë reformim të tërësishëm të sistemit të shëndetësisë, sidomos në rajonin e Pollogut, me qëllim përmirësimin e kushteve./TV21

#DemokraciaKonsensuale dhe eleminimi i #DiskriminimitEkonomik janë dy shtyllat e platformës së #PDSH-së, thotë #FatmireIsaku, kandidate për deputete në #NjZ6

Gepostet von TV21 am Dienstag, 30. Juni 2020