Instituti “Arbën Xhaferi” me sondazh: Votuesit e BDI, 66% do të votonin BDI-në, 34% “Grupin e zjarrit”

TË FUNDIT

Institutit për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi”, i afërt me Aleancën për Shqiptarët, në një sondazh me një mostër prej 1.000 respondentëve në mbarë Maqedoninë e Veriut, thotë se 30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. Por, ky Institut kur zbërthen përkrahjen që ka BDI-ja pa “Grupin e Zjarrit” nxjerr rezultat tjetër. Të pyetur për votat brenda BDI-së, 66.6 për qind nga votuesit thonë se do të votonin për BDI-në, 31.7 për qind për “Grupin e Zjarrit”, ndërsa 1.7 për qind janë përgjigjur duke thënë se nuk kanë përgjigje për përzgjedhje.

“…në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidate si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”