Instagrami në listën e zezë të sajteve!

Koreja e Veriut ka bllokuar qasjen në Instagram brenda kufijve të saj, pasi gazetarët dhe të huajt e përdornin këtë rrjet social për të dokumentuar jetën në shtetin më të izoluar të botës.
Siç Associated Press raporton, përdoruesit që kanë hapur Instagram-in në rrjetin Koryolink 3G kanë parë këtë mesazh: “Kujdes! Ju nuk mund të lidheni me këtë uebsajt sepse është në listën e zezë të sajteve.”