Instagrami bëhet më efikas

Aplikacioni instagram, e ka ndryshuar mënyrën e kërkimit.
Njëri ndër opsionet, ju lejon që të kërkoni vendet. Në këtë mënyre, ju do të keni qasje në një vend të caktuar, në një kohë të caktuar, dhe do të mund të shihni se çfarë po postojnë njerëzit nga atje.
Kjo do të jetë e mrekullueshme nëse jeni për pushime, dhe dëshironi të njihni njerëz të rinj. Instagrami do t’ua mundësojë që t’i gjeni ata që i keni afër.
Ndryshimet do të vijnë, kur ju ta merrni versionin më të ri të tij, Instagram 7.0.
Gjithashtu edhe postimi i fotografive do të jetë një zonë e re eksplorimi.