Dy deputetët e Levicës shkaktuan incident në Kuvend! Demoluan sallën, Kërmov theu kompjuterin

TË FUNDIT

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot ka pasur incident, përcjell TV21. Dy deputetët e Levicës kanë demoluar sallën e Kuvendit, ndërsa kanë gjuajtur me letra dhe gjësende në drejtim të zv/kryeparlamentarit. Në seancën po mbante fjalim deputeti i Levicës, Borislav Kërmov, të cilit iu ndërpre fjalimi pasi i mbaroi koha. Zv/kryeparlamentari Goran Misovski i ndërpreu fjalimin, pas çka Kërmov nisi të demolojë sallën, ndërsa theu edhe kompjuterin. Më pas në foltore doli edhe deputeti Dimitar Apasiev, i cili filloi të gjuaj në drejtim të zv/kryeparlamentarit me letra.