Ibrahimi: Pse duhet të merret nga pjesa e Alternativës për të shpëtuar karrierën e Artan Grubit

TË FUNDIT

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa për TV21 tha se nuk janë kundër që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e Qeverisë, përcjell TV21. Ibrahimi thotë se nëse përfshihet ASH në Qeveri, nuk duhet që Alternativa të paguajë çmimin për shpëtimin e karrierës së Artan Grubit.

“Ne nuk kemi asnjë çështje me Aleancën, është mirë të hyjë Aleanca, por shtrohet pyetja pse zgjerohet tash kjo shumicë, cila është arsyeja që ka nevojë të zgjerohet shumica? Arsyeja e vetme është se i mungojnë deputetë BDI-së dhe kjo i bie që për ta shpëtuar karrierën politike të Artan Grubit, po rritet shumica. Pse duhet të merret nga pjesa e Alternativës që të paguhet çmimi i shpëtimit të karrierës së Artan Grubit”, tha Ibrahimi.