Ibrahimi: Do të dëshironim ta merrnim gjithë Qeverinë

TË FUNDIT

Zeqirija Ibrahimi është shprehur i kënaqur nga përfaqësimi i shqiptarëve në Qeverinë VMRO – VLEN – ZNAM.

Në DailyClick në TV21, Ibrahimi tha se do të dëshironin që shqiptarët ta marrin gjithë Qeverinë.

“Ne do të kishim dashur që ta marrim gjithë qeverinë vetëm ne, por në kuptimin e asaj se a janë të përfaqësuar shqiptarët në këtë pushtet – unë mund t’ju siguroj se shqiptarët janë mjaftueshëm mirë të përfaqësuar dhe çdo kund ku ne kemi ministrin, do të kemi edhe poste tjera shoqëruese të ministrit”, tha Ibrahimi