I riu nga Gostivarit thotë se është lënduar në kokë pas një përleshje mes disa personave

TË FUNDIT

Një 18-vjeçar nga Gostivari në orët e para të ditës së sotme ka raportuar në polici se gjatë një përleshje mes disa personave në Gostivar, ka marrë lëndime me një objekt xhami në kokë.

“Me datë 05.02.2023 në ora 01:45 në Stacionin Policor të Gostivarit, D.S.(18) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 01:15, derisa ndodhej në një lokal në rrugën “Zhivko Brajkovski”, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Sipas njoftimit, ai është goditur me një objekt xhami në kokë dhe ka pësuar një dëmtim. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

error: Content is protected !!