I morën 18.000 denarë kamerierit duke e mashtruar! Arrestohen dy tetovarë

TË FUNDIT

Gjatë ditës së djeshme dy persona nga Tetova dhe Reçica e Vogël janë arrestuar pasi paraprakisht janë raportuar se kanë mashtruar. Ata në disa raste kanë arritur t’i marrin 18 mijë denarë një kamerieri duke i thënë se po i dërgonin paratë një biznesmen të njohur, të cilit i duheshin urgjentisht para.

“Dje rreth orës 13:15, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar B.D. (24) nga Reçica e Arrestohen dy mashtrues nga Tetova të cilët nga një kamarier kanë marrë 18.000 denarë Vogël e Tetovës dhe R.M. (46) nga Tetova, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga një punonjës i një objekti hoteliere se mbrëmë duke u prezantuar rrejshëm në emër të një personi tjetër, duke vozitur taksi, disa herë e kanë mashtruar dhe i ka marrë 18 mijë denarë, njoftoi Marjan Josifoski , zëdhënës i SPB Tetovë.

Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse nga neni 247 i Kodit Penal.