“I dyshuari kërkonte nga viktima që t’ua kthente “borxhin” dy grave me të cilat kishte bashkëpunuar në biznesin e kriptomonedhave”, detaje të reja për shkupjanin që dyshohet për haraç

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore Shkup ka iniciuar procedurë kundër një të dyshuari 39-vjeçar për vepër penale “Zhvatje” nga neni 258 paragrafi 1 i Kodit Penal. I dyshuari, siç informon Prokuroria Publike Shkup, më 10 gusht, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm, me kërcënime të rënda e ka detyruar një të dëmtuar në t’i japë sasi të hollash prej 7.000 eurove.

Në lidhje me: Arrestohet një shkupjan për haraç – policia gjeti te ai 7 mijë euro!

“Pasi dy gra me të cilat viktima kishte marrëdhënie të mëparshme biznesi në lidhje me shitjen e pajisjeve të gërmimit të kriptomonedhave e prezantuan të dyshuarin me viktimën në korrik dhe i dhanë kontaktet e tij, ai më pas vendosi një takim me të dhe filloi ta kërcënonte se do ta rrezikonte jetën dhe trupin e tij si dhe të të afërmve tij, nëse nuk ia paguan, gjoja, borxhit prej 16.500 euro ndaj dy grave”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake që të shqiptohen masa kujdesi ndaj të dyshuarit dhe t’i merren dokumentet e udhëtimit.