Hoxha nga OEMVP-ja thirrje diasporës që të regjistrohet

TË FUNDIT

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha ka ftuar diasporën që të regjstrohet.

Në thirrjen e tij, Hoxha tregon se pse regjistrimi është i rëndësishëm.

“Statistikat janë baza mbi të cilën varet shpërndarja e buxhetit, investimet kapitale, subvencionet, ligji për përdorimin e gjuhës shqipe dhe perspektiva jonë”, tha në thirrjen e tij Hoxha./TV21

Regjistrimi i diasporës ka filluar më 1 mars, ndërkaq pritet të përfundojë më 21 prill.

Mërgimtarët, mund të vetëregjistrohen nëpërmjet ueb faqes “census.stat.gov.mk”./TV21