“Albin Kurti, pavarsishtë asaj duket se e paguan në një far forme edhe çmimin e asaj mbështetje. Sepse kjo goditje që ndodh prej këtu, është goditje edhe ndaj Kosovës, nuk është vetëm ndaj shqiptarëve të Maqedonisë”, kështu deklaroi Arjanit Hoxha në emisionin Click Plus në TV21.
Hoxha tutje tha se gjërat në Ballkan janë të lidhura.
“Gjërat në Ballkan duam apo nuk duam ne, gjërat janë të lidhura. Proceset politike nuk kanë qenë të ndara mes shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Maqedoni. Ne në shumicën e rasteve në vitet e 90-ta është përdorur politika shqiptare në Maqedoni për të ndihmuar Kosovën”, tha Arjanit Hoxha – kryetar i PDE-së, pjesë e Frontit Europian.
https://www.facebook.com/reel/1530553044496446