Hendboll: Sot luhet ndeshja Kosovë-Estoni(VIDEO)

Sot fillon turi çerekfinal i kampionatit botëror i vendeve në zhvillim të hendbollit.
Në Prishtinë prej orës 12:30 deri në orën 20:00 zhvillohen katër ndeshje:
Ishujt Faroe-Kameruni
Moldavia-Uruguai
Estonia-Kosova dhe
Letonia-Malta
Me interes është takimi i Kosovës që zhvillohet prej orës 17:30 të cilin do ta transmetoj RTV21 dhe që në rast fitoreje do të renditej në garat e gjysmëfinales ku e pret Letonia ose Malta, kja varësisht nga rezultati i ndeshjes midis këtyre dy ekipeve./21Media