Hendboll: Kosova mposhti Australinë 31-24

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, pas fitores se madhe kundër Armenisë, sonte e ka mposhtur edhe Australinë, me rezultat 31-24, në kuadër të Botërorit të hendbollit për shtetet në zhvillim që po zhvillohet në Kosovë.
Hendbollistët e përfaqësues së Kosovës edhe në duel me australianët kanë treguar performancë mjaft të mirë, duke dominuar në parket dhe gjatë gjithë lojës kishin epërsinë në rezultat.
Para një numri të konsiderueshëm në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë, të përzgjedhurit e Taib Kabashit mirë e nisen lojën dhe në pushim shkuan më katër gola në epërsi 16-12.
Edhe në pjesën e dytë të lojës, hendbollistët tonë e kontrolluan në lojën në parket, duke e mbajtur vazhdimisht epërsinë në rezultat dhe në fund iu gëzuan fitores me rezultat përfundimtar 31-24, përcjell kp.
Kjo është fitorja e dytë e përfaqësues sonë në këtë eveniment të garave, duke kryesuar grupin A, më katër pikë.