Guardiola: Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit

TË FUNDIT

Trajneri i kampionit gjerman Bayern Munchen, Pep Guardiola, është optimist për ndeshjen kthyese në gjysmëfinale të Champions League kundër Portos.

Spanjolli thotë se kjo është ndeshja më e rëndësishme deri tash në këtë edicion. Ai ka thënë se, për të fituar trofeun më prestigjioz, duhet të kalosh në situata të tilla.

“Kjo është ndeshja jonë më e rëndësishme. Këto ndeshje janë gjithmonë të rëndësishme dhe ne e dimë së çfarë duhet të bëjmë. Nuk pres të fitojmë 4-0 me Porton, por ua kam bërë të qartë lojtarëve dhe po ua bëj të qartëve të gjithëve, se nëse kërkon të fitosh Champions League duhet të kalosh dhe situata të tilla”, tha Guardiola.