Gmali me veçorinë e re çudibërëse

Google ka sjellë një veçori interesante të quajtur “undo send”. Kjo veçori ju jep mundësi që të “mos dërgoni” një mesazh elektronik. Për të qenë më të saktë, veçoria nuk rikthen mesazhin nga kutia e mesazheve të personit që e keni dërguar, ajo thjesht shtyn kohën që duhet për t’u dërguar një mesazh. Gjatë kësaj kohe, ju duhet të vendosni nëse doni të ktheheni sërish te mesazhi ose ta fshini atë krejtësisht, por, pasi të kenë kaluar 30 sekonda, mesazhi elektronik do të dërgohet menjëherë tek marrësi. 
Kjo veçori do të vijë së shpejti edhe për përdoruesit e Gmail-it, dhe mund të përdoret nëpërmjet shfletuesit.
Veçoria është në dispozicion vetëm nëse përdorni shërbimin për mesazhe Gmail nga një shfletues uebi. Përveç aplikacionit Inbox të Google-it, veçoria “undo send” do të jetë në dispozicion së shpejti edhe tek aplikacione të tjera.