Gmail zyrtarisht lejon të anulosh email-et e dërguara

Lutjet tona duket sikur janë shpërblyer. Google shpalli një opsion zyrtar “undo send” për të gjitha adresat e Gmail dhe aplikacionin Inbox by Gmail. Ky opsion i lejon përdoruesit të tërheqin mbrapsht në kohë emailet e tyre brenda 30 sekondave pasi i kanë dërguar.
Për të aktivizuar këtë funksion, thjesht kliko te Settings > General dhe pastaj kërko funksionin “Enable Undo Send”. Pastaj, mund të zgjedhësh ta lësh këtë funksion 5, 10, 20 ose 30 sekonda.