Gjykata në Zvicër merr vendim për kosovarin që akuzohej se kishte blerë gra për djemtë e tij

TË FUNDIT

Gjykata në Zvicër ka dhënë dënimin për kosovarin që akuzohej se kishte blerë vajza të mitura nga Shqipëria, duke i martuar me djemtë e tij.

Kosovari dhe katër djemtë e tij akuzoheshin për trafikim me qenie njerëzore, dhunim, keqtrajtim e shumë vepra tjera.

Mirëpo, “Blick” raporton se familja kosovare i ka shpëtuar dënimeve të rënda.

Kryefamiljari Albrim F. (65) është dënuar me 150 burgim me kusht për periudhë katërvjeçare, ndërsa një nga djemtë e tij, është dënuar me 120 ditë burgim me kusht për periudhë trevjeçare, pasi ishte martuar me një të mitur dhe e ka lënë atë shtatzënë. E një tjetër djalë një gjobë prej 100 tarifave ditore për kërcënim e fyerje.

Sa i përket për akuzat tjera familjarët janë liruar në mungesë të provave.

Gjykatësi ka thënë se deklarata e grave kanë qenë kontradiktore.

Albrim F. (65) akuzohej se nga viti 2003 për katër djemtë e tij kishte sjellë në Zvicër katër gra, nga Shqipëria, të moshave nga 14 deri 17 vjet. Ishte akuzuar se ai kishte blerë gratë.

Ndërsa ai dhe djemtë akuzoheshin se i kishin keqtrajtuar gratë dhe kërcënuar.

Por, gjykata në Moutier ka hedhur poshtë pjesën më të madhe të akuzës.

“Në aktakuzë ka mospërputhje të shumta. Në pretendimin për martesë të detyruar, akuzuesja tha se nuk e njeh burrin dhe nuk ka ndjenja për të, por ka dashur të martohej me një burrë, të krijojë familje, të udhëtojë në Zvicër dhe të punojë këtu. Kjo nuk është martesë e detyruar”, është thënë nga gjykatësi./Blick/Koha

error: Content is protected !!