Gjobiten 224 shoferë në Shkup, 20 për shpejtësi më të lartë se sa lejohet

TË FUNDIT

Ministria për Punë të Brendshme dje (05 janar) në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsej  224 masa, nga të cilat 20 për vozitje më të shpejtë se shpejtësia e lejuar, 21 masa për vozitje pa patentë shofer, 18 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht me defekt, 12 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 për përdorim të telefonit celular, 6 për parakalim dhe shmangie të paligjshme dhe 8 masa për kalimin e një semafori të mbyllur (dritë e kuqe).

Nga MPB informojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.