Shtetasja 41-vjeçe e Maqedonisë së Veriut dyshohet se është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, në sy të djalit të tyre 8-vjeçar, raporton Bild.
Vrasja e gruas nga Kavadari ka ndodhur një javë më parë në një apartament në qytetin Essen.
Burri, gjithashtu shtetas i RMV-së, u përpoq të arratisej por u kap në qytetin fqinj të Gelsenkirchen.
Për rastin policia është njoftuar nga djali i madh i viktimës, 16-vjeçari i cili kur ka ardhur në shtëpi ka gjetur vëllain e tij të vogël duke qëndruar para derës së mbyllur të banesës.