Gjendet pa shenja jete një person në Kisella Vodë

TË FUNDIT

Nga SPB Shkup bën me dije se më datë 11.02.2024, rreth orës 22:30 është raportuar se para një garazh në zonën e Kisella Vodës është gjetur një person (mashkull) pa shenja jetë nga Shkupi me inicialet Lj.S.(65).

Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. Hetime janë kryer edhe nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.