Gjakovë: Përpjekje për të joshur investitorët (VIDEO)

Konferenca e Investitorëve e cila u mbajt sot në Gjakovë ka mbledhur shumë të interesuar për të investuar në këtë komunë.
Në hapje të kësaj konference kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila tha se objektivat e konferencës janë krijimi i një platforme prezantuese për qytetin e Gjakovës dhe regjionin e saj, prezantimi i mundësive për investime në zonat kryesore aktuale, prezantimi i zonave atraktive të qytetit të Gjakovës si një qytet për të punuar, jetuar dhe për të bërë biznes./ 21 Media