George Clooney: E dua Biden, por me atë si kandidat humbasim zgjedhjet

TË FUNDIT

Aktori i njohur hollivudian George Clooney i ka bërë thirrje Joe Biden që të tërhiqet nga gara për president.

Clooney ka lënë të nënkuptohet se me Biden si kandidat demokratët i kanë të humbura zgjedhjet përballë kandidatit republikan Donald Turmp.

“Zyrtarët e lartë demokratë, senatorët, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe kandidatët e tjerë që rrezikojnë të humbasin në nëntor duhet t’i kërkojnë këtij presidenti që vullnetarisht të tërhiqet. Unë e dua Joe Biden. Si senator, si nënkryetar dhe si president. Unë e konsideroj atë një mik dhe besoj në të. Besoj në karakterin e tij. Besoj në moralin e tij. Në katër vitet e fundit, ai ka fituar shumë nga betejat me të cilat është përballur. Por, e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë është lufta kundër kohës”, shkruan George Clooney.

Ai i ka bërë thirrje demokratëve kryesorë, duke përmendur Chuck Schumer, Hakeem Jeffries dhe Nancy Pelosi, që t’i kërkojnë Bidenit që të tërhiqet vullnetarisht.

“Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”, paralajmëroi Clooney, duke shtuar se ligjvënësit me të cilët ai ka folur privatisht e ndanë këtë pikëpamje, raporton CNN.