Galaxy S6 i pari në testin e shpejtësisë, lë mbrapa iPhone 6-n

Në një test mes gjashtë “smartphone”-ve të bërë nga blogu i specializuar teknologjik “Tom Guide”, Samsung Galaxy S6 është renditur i pari. “Celularët e mençur” sfiduan njëri-tjetrin në veprimet e përditshme që njerëzit kryejnë në këto pajisje.
Gara u zhvillua mes Samsung Galaxy S6, LG G6, HTC One M9, Google Nexus 6, Asus Zenfone 2 dhe Apple iPhone 6.
Galaxy S6 ka qenë i pari në shumicën prej veprimeve, përfshirë kohën e hapjes së një skedari PDF, shpejtësinë e lidhjes së wireless-it apo edhe performancen e lojërave. Mendohet se ky sukses vjen për shkak të procesorit të vetë Samsung-ut të quajtur Exynos, që është pjesë e S6-s.
Befasisht, LG G6 mposhti Galaxy S6-n në kohën që duhet për t’u hapur kamera. Gjithashtu, LG G6 ishte më e shpejtë në testin Basemark OSII Memory. I vetmi rast, kur HTC M9 doli i pari, ishte në testin 3dMark.
Një tjetër gjë që u vu re në këtë garë, ishte se Nexus 6 ishte shumë i ngadalshëm, krahasuar me pajisjet tjera. Në testin e shpejtësisë ky celular u klasifikua më poshtë edhe se Zenfone 2 dhe HTC M9.
telefonat