Gajiq: U krijua konfuzion se si të trajtohet ekzistimi i non-paper-it i cili s’është vërtetuar nga BE-ja

TË FUNDIT

Korrespodentin i Radio Televizionit të Serbisë në Bruksel Dushan Gajiq sonte në Click Plus në TV21, komentoi non-paper-in për Ballkanin.

Gajiq nga Brukseli tha se ka pasur konfuzion rreth konfirmimit të non-paper-it.

“Këtu me të vërtet është krijuar konfuzion rreth vërtetimit të ekzistencës së non-paper-it dhe rreth asaj nëse ka arritur deri te institucionet e Këshillit Evropian dhe presidenti Mishel. Atë çka mund të dimë jozyrtarisht se ajo letër është publikuar dhe e posedon presidenti, por këtu me sa duket kishte një konfuzion se si të merret me këtë çështje, nëse mund të konfirmohet apo jo, kështu që në një moment u konfirmua dhe më pas u mohua”, tha Gajiq për TV21, duke shtuar se situata ndërlikohet edhe më shumë pasi që nga ana e kryeministri Slloven Jansha dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë kanë mohuar se një gjë e tillë ekziston.  

TË NGJAJSHME