Gabriel Escobar dhe Bujar Osmani vazhdimisht bashkë në qendrën mediale në Ohër

TË FUNDIT

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, ka qenë i pranishëm në takimet në Ohër në cilësinë e vëzhguesit.

Pas përfundimit të bisedimeve, ai është parë në hotelin ku është vendosur qendra mediale, vazhdimisht bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme në Maqedoni, Bujar Osmani, përcjell TV21.

Escobar, i tha më herët gjatë ditës Radios Evropa e Lirë, se “nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes”.

Ende nuk dihet nëse zyrtari i lartë amerikan do të prononcohet për mediat pas përfundimit të rundit të bisedimeve.

error: Content is protected !!