Gabriel Bajram mbetet në paraburgim

TË FUNDIT

Gjykata Penale ka vendosur t’i vazhdojë masën e paraburgimit Gabriel Bajramit, djalit të ish deputetit, tashmë të ndjerit Amdi Bajram, përcjell TV21. Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimin nga 8 në 30 ditë. Gjykata vlerëson se i dyshuari për dhunë më parë ka pasur dënime me kusht dhe mund të arratiset ose të përsëris veprën. Ndryshe, Bajrami dyshohet për dhunë pasi sipas Prokurorisë, i njëjti ka rrahur një kamerier në restorantin “Akuadukt” në bulevardin “Sllovenia” në Shkup.