FOTO/Arritën sonte mbi 38 mijë vaksina AstraZeneca

TË FUNDIT

Sot në Shkup kanë arritur 38.400 vaksina AstraZeneca.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se me këto vaksina do të imunizohen qytetarët e moshës mbi 60 vjeç.

“Sasitë vazhdimisht po plotësohen, paraqituni në vakcinacija.mk”, ka bërë thirrje Filipçe në “Facebook”, transmeton TV21.

No photo description available.
No photo description available.

Ndërkaq, nesër sasia vaksinave anti-Covid do të plotësohet edhe për 100 mijë vaksina kineze, të cilat do të arrijnë në Shkup si donacion nga Ministria e Mbrojtjes në Kinë.