Flet për TV21 Krenar Osmani të cilin mbrëmë e arrestoi policia e Tetovës

TË FUNDIT

43-vjeçari që mbrëmë u arrestua në Tetovë, nën dyshimin se u vuri flakën 2 veturave të EVN-së, është Krenar Osmani.

Ai për TV21 konfirmon arrestimin e tij dhe se është mbajtur në stacionin policor deri në orët e hershme të mëngjesit. Sipas Osmanit arsyeja e arestimit të tij është statusi që ka shkurar në Facebook: “Doni lojë, lojë do kemi”.

“Jam ndaluar. Do të vazhdohet me procedurë të rregullt gjyqësore. Më ngarkojnë për vepër penale për djegien e dy makinave të EVN-së” tha Osmani për TV21.