Filluan hetimet për zjarrin në ndërtesën në Çair

TË FUNDIT

Kanë nisur hetimet te banesa e djegur në Çair, pasi që nga MPB njoftojnë se SPB Shkup ka bërë të gjitha përgatitjet dhe siguroi qasjen në objekt nga ku bëhet inventarizimi dhe kontrolli në prani të qiramarrësve.

Dhomat e bodrumit sipas njoftimit të MPB-së po sigurohen ende për akses dhe ekzaminimin  e shkaqeve.

Sa i përket kohëzgjatjes hetimore në terren nga ana e policisë, do të varet nga koha e nevojshme për mbledhjen e të gjitha provave./TV21